Rizvanolli: Qeveria e palëkundur në objektivin për strategjinë energjetike

Rizvanolli: Qeveria e palëkundur në objektivin për strategjinë energjetike

Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri e Universitetit të Prishtinës organizon konferencën e parë ndërkombëtare “Qëndrueshmëria Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike”, me temën kryesore energjinë.

Konferenca do të bashkojë akademinë, vendimmarrësit si dhe aktorët e fushës, me qëllim adresimin e sfidave të shumta, nëpër të cilat po kalon Kosova në tranzicionin energjetik dhe problemet e tjera klimatike.

Kjo konferencë mbështetet nga Qeveria e Gjermanisë përmes GIZ Kosovo, Caritas dhe UNDP Kosovo.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se është kënaqësi që te diskutohet për këtë temë të rëndësishme në një institucioni te rëndësishëm. Kjo tregon gatishmërinë e Universiteti i Prishtinës për të qenë lider në këtë fushë.

“Sektori i energjisë është ndër sektorët më më strategjik dhe me sfidues për Kosovën. Ne kishim kriza si pasojë e energjisë. Qeveria mbetet e palëkundur në objektivin në strategjinë energjike. Rritje e burimeve dhe efiqiences se energjisë”, tha Rizvanolli.

Kurse rektori Naser Sahiti tha se Universiteti i Prishtinës ka si obligim të përgatit kuadro krahas zhvillimit në çështje të energjisë.

Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se si ministri janë të vendosur që të përgjigjen fuqishëm ndaj ndryshimeve klimatike.

Related Articles