Sport Club “Gjilani” e ka nisur për mrekulli sezonin 2022/23 në Superligën e Kosovës në futboll.
Gjilanasit aktualisht janë duke e kryesuar elitën e futbollit kosovar ku kanë arritur 4 fitore dhe dy barazime, raporton Gazeta Enigma.
Në media është diskutuar shumë edhe për udhëheqësin e klubit.
Drejtori ekzekutiv i Gjilanit, Sevdail Robelli, mbrëmë ka qenë i ftuar në emisionin ‘Kampionët’ në Kanal10.
Robelli ka theksuar se janë duke vazhduar punën me Gjilanin dhe se të gjitha kontratat do të ekzekutohen. Gjithashtu ka paralajmëruar se pritet të ketë ndryshime në udhëheqësin
“Priten disa ndryshme në klub, gjithashtu priten edhe në pronësi. Janë duke u zhvilluar negociata me pale të ndryshme. Deri sa të bëhen këto ndryshme President do të jetë Florim Zuka. Këto kontrata që janë nënshkruar do të zbatohen. A i zbaton Florim Zuka apo pala tjetër që e merr klubin, lojtarët dhe stafi nuk kanë nevojë të shqetësohen”, tha Robelli në emision.
Gjilani të mërkurën do të luaj ndaj rivalit lokal Dritës.
/Gazeta Enigma/