Pozita e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës ka mbetur ende vakante pasi trajnerit të deritanishëm Primozh Glihës nuk iu vazhdua kontrata.
Shumë emra kanë qarkulluar për timonierin e “Dardanëve” teksa i fundit është spanjolli Robert Moreno.
Sipas gazetarit spanjoll Matteo Moreno, ai është njëri prej kandidatëve kryesor që mund të merr pozitën e trajnerit të Kosovës.
Në ditët në vijim do të ketë kontakte të reja mes palëve.