Rogana organizoi super turne në futboll të vogël (VIDEO)

Rogana organizoi super turne në futboll të vogël (VIDEO)

Shumë shikues u mblodhën në turneun e Roganës së Kamenicës, për finalen e dielës. Ky turne zhvillohet në përkujtim të dy dëshmorëve të kësaj ane, Selver dhe Emin Kryeziu.

Organizatorët kishin menduar edhe për personat në nevojë, duke mbledhur para.

Vëmendjen më të madhe e mori kryeministri Albin Kurti, që ishte prezent, e veç tij ishte edhe i pari i shtëpisë së futbollit Agim Ademi, kryetari i komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj, deputet e personalitete nga sporti e kultura.

Në finale ishte planifikuar të përballen ekipi nga Radivojci i Vitisë me skuadrën e Muhaxherëve nga Rogana, por për shkak të shiut, ndeshja u shty për të hënën në mbrëmje.

Related Articles