Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar 14-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Ai, me anë të një postimi në X, ka theksuar se gjykata luan një rregull të jashtëzakonshëm për përforcimin e demokracisë së re.
“Që kjo të ndodhë, ndarja e pushteteve dhe pavarësia e gjyqësorit janë thelbësore. Zbatimi i plotë i të gjitha vendimeve të gjykatës nga ekzekutivi është çështje e shtetit të së drejtës”, ka thënë Rohde.