Një veturë në Shtime është rrokullisur gjatë garës “Off Road”, të dielën.
Si pasojë dy persona janë lënduar.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Ju njoftojmë se sot rreth orës 13:25 kemi pranuar një informatë se gjatë garës me vetura në garën ‘Off Road’ në Shtime, dy persona ( shoferi 35 vjeç dhe pasagjeri 23 vjeç) meshkuj, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të cilët janë trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime dhe janë liruar”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma
Rokulliset vetura në garën “Off Road”, lëndohen dy persona në Shtime
