Skuadra e Romës ka kaluar në avantazh ndaj Fiorentinës.
Golin e parë në këtë duel e ka shënuar Henrikh Mkhitaryan pas 30 minutave lojë për ta kaluar ekipin e tij në epërsi. Goli në shiqim të parë duket të ketë qenë pozitë jashtë loje, por referi kryesor pas konsultimin me VAR-in, tregoi pikën e qendrës, duke pranuar golin si të rregullt.
Vlen të theksohet se Fiorentina është me një lojtar më pak që nga minuta e 17’të, pasi Dragowski u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Rezultati aktual i takimit është 1-0.