Jose Mourinho nuk ka hequr dorë nga Paulo Dybala dhe po përpiqet ta sjellë në “Olimpico” gjatë këtij afati kalimtar.
Dybala është futbollist i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me Juventusin, por nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.
Drejtuesit e Romës thuhet se janë të gatshëm t’i ofrojnë pagën e kërkuar argjentinasit për ta bindur të transferohet në kryeqytet.
“Corriere dello Sport” ka bërë të ditur se Mourinho ka kërkuar me ngulm nga drejtuesit e klubit transferimin e Dybalas.
Për Dybalan në garë janë edhe Manchester Unitedi dhe Chelsea.