Roma shkruan historinë, mposht Feyenoordin dhe fiton Ligën e Konferencës

Roma shkruan historinë, mposht Feyenoordin dhe fiton Ligën e Konferencës

Roma ka fituar Ligën e Konferencës duke e mposhtur Feyenoordin me rezultat 1-0.

Golin e triumfit e shënoi sulmuesi italian, Nicolo Zaniolo në minutën e 32-të.

Pas golit të shënuar Feyenoordi e kërkoi barazimin, por italianët u mbrojtën mirë deri në minutën e 90-të.

Roma e Jose Mourinhos e shkruan historinë duke e fituar këtë trofe për herë të parë.

Finalja e madhe u zhvillua në Tiranë në stadiumin “Air Albania”.

Related Articles