Roma triumfon me lehtësi ndaj skuadrës finlandeze HJK

Roma triumfon me lehtësi ndaj skuadrës finlandeze HJK

Roma ka shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj HJK, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Paulo Dybala e zhbllokoi rezultatin duke shënuar për 1-0 në minutën e 47-të pas asistimit të Lorenzo Pellegrinit.

Për 2-0 shënoi Pellegrini pas asistimit të Zaniolos në minutën e 49-të.

Andrea Belotti shënoi për 3-0 në minutën e 68-të.

Pas kësaj fitoreje Roma pozicionohet në vendin e tretë me tri pikë, kurse në ndeshjen e radhës përballet me Betisin.

Related Articles