Roma ka arritur të shënojë fitore ndaj Sherrif Tiraspolit si mysafir me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.
Pas dy rasteve nga secila skuadër, goli erdhi në kohën shtesë të pjesës së parë.
Leandro Paredes shënoi goli me një goditje të saktë për 1-0.
Në pjesën e dytë vendasit arritën të barazonin me Cristian Tovar në minutën e 57-të për 1-1.
Por Roma arriti të shënojë golin e epërsisë sërish në minutën e 65-të, kur Romelu Lukaku gjeti rrjetën për 2-1.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Roma mori fitoren e parë në ndeshjen e parë në Ligën e Evropës.