Ernest Muçi shënon dy gola ndaj Aston Villës

Ernest Muçi shënon dy gola ndaj Aston Villës

Sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi, ka shkëlqyer të enjten për Legian e Varshavës.

Muçi shënoi dy gola për fitoren e madhe ndaj Aston Villas, në xhiron e parë të fazës grupore të Ligës së Konferencës.

Muçi shënoi për 2:1 në minutën e 26-të dhe për 3:2 në minutën e 51-të. Me rezultatin 3:2 përfundoi takimi në Varshavë të Polonisë. Ai luajti deri në minutën e 72-të. Fare në fund te Legia u aktivizua edhe Jurgen Celhaka.

Në kampionatin polak, Muçi ka shënuar tri gola në gjashtë paraqitje.

Related Articles