Romano përditëson situatën rreth kalimit të mundshëm të Mbappes te Real Madridi

Romano përditëson situatën rreth kalimit të mundshëm të Mbappes te Real Madridi

Fabrizio Romano është pyetur në një transmetim direkt nëse ka Kylian Mbappe do t’i bashkohet Real Madridit në verën e vitit të ardhshëm.

Gjatë një ‘Podcasti’ të zhvilluar në rrjetet e tij sociale, gazetari bëri të ditur se ende nuk ka ndonjë përditësim rreth situatës së sulmuesit francez.

Për më shumë, sipas asaj që raporton Romano, bëhet e ditur se Paris Saint-Germain është i acaruar me Real Madridin dhe Karim Benzeman.

“Për Mbappe, për momentin nuk ka detaje, por Real ende e do si gjithmonë. PSG do vazhdojë të luftojë që lojtari të qëndrojë”.

“Situata e Mbappe është shumë e qetë tani sepse Real Madrid e di që PSG është e zemëruar me njerëzit e klubit dhe Karim Benzema, ngase kanë folur për Mbappen”, deklaroi Romano.

Mbappe pritet që në verën e vitit të ardhshëm të kalojë te Real Madridi, por marrëveshja mund të arrihet edhe në muajin janar.

Related Articles