Tre gola të shënuar nga skuadra e Olegunar Solskjaer, një në pjesën e parë dhe dy në atë të dytë, kanë rikthyer supremacinë e Manchesterit në Premier League, pas disfatës zhgëndyese të javës së kaluar nga Liverpool.
Cristiano Ronaldo ishte ai që hapi serinë e golave në pjesën e parë, saktësisht në minutën 39’, duke e dërguar skuadrën e United në pushim me avantazh meritor.
Ndërsa pritej që në pjesën e dytë Tottenhem të jetë më kërkuese dhe dominuese, ndodhi e kundërta, pasi skuadra udhëtuese së pari shënoi një gol I cili iu anulua, ndërsa më pas shënoi dy të tjerë, nga Cavani 64’ për 0:2 dhe Marcus Rashford në minutën 86’ për epilogun përfundimtar.
Me këtë fitore Solskjaer rikthen serinë e suksesve por edhe optimizmin në radhët e skuadrës së tij, pasi ishte e qartë që disfata e javëss ë kaluar kishte lënë ‘gjurmë’ të rënda në taborrin e Man United. /Gazeta Enigma/