Zinedine Zidane është një dëshirë e madhe e klubit nga Arabia Saduite, Al-Nassr, dhe për ardhjen e tij po punon aktivisht edhe Cristiano Ronaldo.
Portugezi thuhet se ka kontaktuar personalisht Zidanen, i cili tashmë ka marrë një ofertë nga klubi saudit dhe tani është në pritje të përgjigjes së tij.
Ronaldo është shumë i emocionuar për idenë për të punuar sërish me trajnerin me të cilin ka punuar te Real Madridi dhe me të cilin fitoi tre Liga të Kampionëve radhazi dhe dy Topa të Artë ndërsa ishte në kulmin e karrierës së tij.
Sipas gazetës AS, portugezi beson se Al-Nassr nuk po e realizon potencialin e tij dhe se me ekipin aktual mund të arrijë rezultate më të mira, gjë që çoi në shkarkimin e Rudi Garcia, dhe kroati Dinko Jelicic do të drejtojë përkohësisht ekipin derisa të emërohet një trajner i ri.
Shtatë ndeshje para përfundimit të kampionatit, Al Nassr ndodhet në vendin e dytë të tabelës me tre pikë më pak se lideri Al Ittihad dhe do të shohim nëse shkarkimi i Garcias do të ndikojë pozitivisht në skuadër. /