Ronaldo i kalon me sukses testet mjekësore, e nënshkruan marrëveshjen me Manchester Unitedin

Ronaldo i kalon me sukses testet mjekësore, e nënshkruan marrëveshjen me Manchester Unitedin

Cristiano Ronaldo i ka kaluar me sukses testet mjekësorë dhe e ka nënshkruar marrëveshjen me Manchester Unitedin mëngjesin e sotëm në Portugali.

Manchester Unitedi njoftoi të premten për kthimin e Ronaldos në Old Trafford, por Juventusi ende nuk ka njoftuar për largimin e tij.

Arsyeja për këtë është se Ronaldo nuk iu nënshtrua testeve të nevojshme mjekësore deri sot.

Sulmuesi 36-vjeçar u largua nga Torino javën e kaluar dhe sot i kreu testet mjekësorë dhe nënshkroi marrëveshje me djajtë e kuq.

Juventusi pritet të njoftojë për largimin e tij së shpejti dhe t’i zbulojë shifrat e marrëveshjes.

Ronaldo i ishte bashkuar Juventusit në vitin 2018 për 112 milionë euro nga Real Madridi.

Ai i shënoi 1o1 gola në 141 ndeshje për gjigantin e Serie A, duke i fituar dy tituj në Serie A, Kupën e Italisë dhe dy herë Superkupën e Italisë.

Related Articles