Cristiano Ronaldo do të jetë një mbret i vërtetë në Arabinë Saudite.
Ylli portugez do të ketë fuqi të madhe në klubin e tij të ri, Al Nassr.
Madje, 37 vjeçari, i cili iu bashkua së fundmi klubit të ri, do të ketë të drejtë edhe ta ndërrojë trajnerin, nëse atij nuk i përshtatet dhe nuk i pëlqen, filozofia, karakteri dhe puna e trajnerit.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “CBS Sports”.
Aktualisht, trajner i Al Nassr është trajneri Rudi Garcia, i cili më parë i ka drejtuar klubet si Roma, Lyon e Marseille.
Ronaldo ishte ndarë me Manchester Unitedin në muajin nëntor të vitit që shkoi pas një interviste shokuese dhe të rëndë për “Djajtë e Kuq”.
Edhe pse fillimisht u mundua të sistemohej në një klub tjetër evropian, “CR7” nuk gjeti klub që luan në Ligën e Kampionëve dhe në fund përfundoi në Arabinë Saudite, ku iu bë një ofertë e pabesueshme prej afro 200 milionë dollarësh në vit.