Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Hungarisë dhe Portugalisë.
Hungaria ishte nikoqire në “Puskas Arena” e Portugalisë në kuadër të “Euro 2020”. Portugezët megjithëse dominant në pjesën e parë, nuk arritën të gjejnë golin ndaj kundërshtarit. Ronaldo pati një rast të mirë, por goditja e tij përfundoi jashtë kuadratit. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin baras pa gola.
Në pjesën e dytë, Portugalia vazhdoi me të njëjtën tempo të lojës, por Hungaria përmes kundërsulmeve rrezikoi disa herë portën e Patricios. Sidoqoftë, Portugalia shënoi dy gola të shpejtë për të marrë pikët e plota. Raphael Guerreiro shënoi në min 85′, për golin e parë, ndërsa pas vetëm dy minutash, u akordua penalti për Portugalinë.
Cristiano Ronaldo u tregua i saktë nga pika e bardhë në min 87′ duke shënuar golin e parë në këtë takim. Ronaldo arriti të shënojë golin e dytë në min 90+2 për të vulosur fitoren e portugezëve. Rezultati përfundimtar, Hungaria 0-3 Portugalia.