Manchester United kreu nënshkrimin dramatik të Cristiano Ronaldos në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, dhe tani është janë zbuluar detajet nga legjenda e futbollit anglez Gary Lineker.
Kthimi i sulmuesit legjendar portugez bëri që tifozët e Djajve të Kuq të kthejnë besimin në skuadër, por pakkush mund ta kishte imagjinuar se si ndodhi në të vërtetë.
Lineker ka thënë se marrëveshja u finalizua nga oborri i tij.
“Unë do t’i vendos kartat e mia në tryezë – Ed Woodward është një mik i mirë i imi dhe jeton në vendin fqinj”.
“Ai nënshkroi me Cristiano Ronaldon kur ishte në kopshtin tim! Kur hyri ai ishte në telefon me Jorge Mendes – shpresoj se nuk o shkoj shumë larg”.
Gary Lineker surprisingly revealed that Cristiano Ronaldo's late move to Manchester United was completed in his back garden!? ????
He even got a picture of the deal happening! ????https://t.co/fkMsVVBmU9— SPORTbible (@sportbible) October 6, 2021
“Unë kam një fotografi fantastike të tij të ulur me telefon, të cilën mund ta shpërndaj një ditë me lejen e tij”, ka thënë Lineker në podkastin Match of the Day.