Ish ylli i Chelseas, Ross Barkley ka shënuar një gol fantastik për të barazuar rezultatin e Nice ndaj Rennes.
Nice ishte në disavantazh deri në minutën e 21-të, me anglezin që doli në skenë me një goditje fantastike nga distanca.
Goditja e tij ishte mjaft precize duke mos i dhënë asnjë shans portierit vendas, por pastaj ajo që befasoi të gjithë ishte festa me shqiponjë.
Ekziston shansi që këtë gol i Barkley të shkojë për Armando Brojën, i cili këputi ligamentin e gjurit dhe ka humbur tërë sezonin.
Dyshja ishin bashkëlojtarë në të kaluarën te Chelsea.