Rozeta Hajdari arsyetohet për heqjen e taksës për bllokat nga Serbia, akuzon mediat

Rozeta Hajdari arsyetohet për heqjen e taksës për bllokat nga Serbia, akuzon mediat

Ministrja e Ndërrmarrësisë, Rozeta Hajdari, ka reaguar pas raportimeve se ministria që ajo udhëheqë ka hequr taksën ndaj bllokave nga Serbia.

Hajdari ka akuzuar mediat se po shpërndajnë dezinformata.

Përgjigja ndaj dezinformatave nga disa portale, lidhur me shfuqizimin e masës mbrojtëse antidamping për bllokat me dimensione 19x19x25 të importuar nga Serbia“, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo ka thënë se taksa është hequr për shkak se e njëjta ka pasur validitet si masë për pesë vite, teksa është vendosur më 2016, duke u shfuqizuar sipas saj automatikisht.

Hajdari tutje ka thënë se ministria do të ndërmarrë një hetim dhe nëse konfirmohet se po vazhdohet çmimi damping në tregun e Kosovës, masa në fjalë do të vendoset sërish.

Përgjigja ndaj dezinformatave nga disa portale, lidhur me shfuqizimin e masës mbrojtëse antidamping për bllokat me…Posted by Rozeta Hajdari on Thursday, July 29, 2021

Related Articles