Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të një kompanie të ndërtimit, pasi të njëjtit janë rrahur mes vete.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:00, në Vushtrri, thuhet në raportin e mëtejmë të PK-së, ku potencohet se njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
“Rr. Skënderbeu Vushtrri 26.06.2021 – 10:00. Janë arrestuar katër meshkuj kosovarë punëtor të një kompanie të ndërtimit, pasi që janë rrahur në mes vete.
Të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor, njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në fund te njoftimit nga policia.