Një rrahje mes disa personave ka ndodhur ditën e mërkurë në Gjakovë, raporton Gazeta Enigma.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, ka thënë për Gazetën “Enigma” se rrahja ka ndodhur rreth orës 21:00.
“Datë 29.12.2021 pas orës 21:00 , në rrugën “Abdullah Babalija”- Gjakovë, përderisa viktima kishte shkuar tek i dyshuari për tu sqaruar rreth një mosmarrëveshje të mëhershme, i dyshuari menjëherë kishte goditur viktimën me grushte fillimisht në hundë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupor (frakturë të hundës) më pastaj ka eskaluar situata ku të gjithë persona e përfshirë kanë filluar të godasin njëri-tjetrin duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore në pjesë të ndryshme të trupit”, tha ai.
Më tej, Gjurkaj ka bërë të ditur se të gjithë personave të lënduar iu është ofruar tretmani mjekësor.
“Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitet relevante policore si dhe Prokurori Kujdestar ku me urdhër te tij i dyshuari ndalohet për 48 orë ndërsa te dyshuarit dy të dyshuar lirohen në procedurë të rregullt”.
Ndryshe, rasti është duke u hetuar.