Rrahen mes vete gjashtë të mitur në Podujevë

Rrahen mes vete gjashtë të mitur në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten mbrëma në Podujevë janë rrahur mes vete gjashtë persona të mitur.

Si pasojë e rrahjes tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.

Ndërsa, në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë

“Rr. Dr, Bajram Krasniqi, Podujevë 31.12.2021 – 09:30. Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, ku si pasojë e rrahjes tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.  Në vendin e ngjarje është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Gazeta “Enigma”/

Related Articles