Kreu i Komunës së Kamenicës, Kadri Rrahimaj, ka vendosur që të publikojë një bisedë në mes të kryetarëve të komunave në kuadër të Asociacionit, pas vendimit që Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë ndaj përzierjes së ministres Arbërie Nagavci në punët e Komunës së Kamenicës për organizimin e mësimit në shkolla.
Duket se Rrahimaj s’është pajtuar me qëndrimet e kreut të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka thënë se duhet përshëndetur vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rastin e Komunës së Kamenicës, meqë thekson ndarjen e pushteteve.
Gjithashtu Lladrovci në grupin e komunikimit në “Whatsapp” tregonte se janë pajtuar bashkë me kryetarin e Asociacionit, Sazan Ibrahimin, për përgatitjen e një Draft-reagimi.
Rrahimaj ka reaguar ndaj fjalës së Lladrovcit, duke i thënë se Asociacioni ka mandat tjetër dhe jo që të përshëndes vendimet e Gjykatave.
Ndërkohë në reagimin e tij në “facebook”, Rrahimaj ka akuzuar Asociacionin e Komunave të Kosovës se nuk po përafqëson interesat e komunave.