Rrahja mes dy grupeve në Skenderaj

Rrahje masive ka ndodhur mes dy grupeve të të rinjve te Stacioni i Autobusëve në Skenderaj.



Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar se gjashtë persona janë intervistuar që ishin të përfshirë në këtë rast.

“Një rrahje ndërmjet disa personave është raportuar rreth orës 17:30 në rrugën “Ilaz Kodra”, në Skenderaj. Lidhur me rastin, njësitet përkatëse policore janë duke intervistuar gjashtë persona të përfshirë në rrahje”, ka thënë Zahiti për Gazetën Enigma.

Tutje ai ka bërë të ditur se rrjedha hetimore është duke vazhduar drejt zbardhjes së të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

Ndërkohë, nuk raportohet për të lënduar./Gazeta Enigma/

Related Articles