Përleshja e sotme në Kuvendin e Kosovës ia ka marrë vëmendjen edhe ambasadorit francez në Prishtinë, Olivier Guerot, i cili reagoi përmes një cicërime në Twitter duke u shprehur se “në vend të përleshjeve duhet të ketë substancë”.
“Kosova që ne e duam është një demokraci e gjallërishme. Kosova meriton më shumë debat dhe më pak tensione, substancë në vend të përleshjeve”, ka shkruar ambasadori francez.
“Skena zhgënyjese dhune”, gjithashtu i ka quajtur përleshjet fizike ndërmjet ministrave qeveritarë dhe deputetëve opozitarë të Partisë Demokratike, ambasadori i Bashkimit Evropian në Prishtinë, Thomas Szunyog përmes një cicërime në Twitter.
Szunyog u shpreh se Kuvendi “nuk është vend dhune” por “vend të për të diskutuar propozimet dhe politikat në mënyrë demokratike”.
“Skena zhgënjyese dhune u panë sot në Kuvend (të Kosovës). Kuvendi nuk është vend për sulme fizike, por vend për të diskutuar propozime dhe politika në mënyrë demokratike. Diskursi dhe shkëmbimi i ideve janë themeli bazik i një demokracie”, ka shkruar Szunyog.