Policia e Kosovës ka njoftuar se tetë persona janë rrahur mes veti në Ferizaj, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas policisë gjatë rrahjes ata kanë përdorur edhe mjete të mprehta me ç’rast kanë pësuar lëndime trupore.
Tre prej tyre janë duke e vazhduar trajtimin në QKUK.
“Rr. Naim Beka, Ferizaj 16.08.2021 -21:53 Për motive ende të panjohura tetë (8) persona të dyshuar meshkuj kosovar janë përfshirë në një rrahje në mes veti. Të dyshuarit gjatë përleshjes kishin përdorur dhe mjete të mprehta. Si pasojë e rrahjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, për çka dhe janë dërguar në tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit pesë (5) të dyshuar pas pranimit të tretmanit mjekësor, dërgohen në mbajtje, kurse tre(3) të dyshuarit tjerë vazhdojnë tretmanin mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e PK-së./Gazeta Enigma.