Kaq kohë po presin mërgimtarët në pikat kufitare për të dalë nga Kosova

Kaq kohë po presin mërgimtarët në pikat kufitare për të dalë nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar me anë të një postimi ka njoftuar në lidhje me pritjet e mërgimtarëve në pikë-kalimet kufitare, raporton Gazeta Enigma.

Derisa mërgimtarët që kishin qëndruar për pushime verore në Kosovë po kthehen në vendet ku jetojnë, pritjet nëpër pikat kufitare gjatë ditëve të fundit kanë qenë të gjata, derisa fluksi i atyre që po dalin nga Kosova, sot nuk është i madh.

Pritje më të gjata ka në pikat kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në Muçibabë, ku udhëtarët që po e lënë Kosovën po presin nga 50 deri në 60 minuta.Reklamë

Në pikat tjera kufitare pritjet për të dalë nga Kosova janë nga 10 deri në 15 minuta, apo deri në 30 minuta më së shumti.

Derisa për të hyrë në Kosovë, pritjet nuk kalojnë më shumë se 15 minuta.

Related Articles