Tre persona janë sulmuar nga dy të tjerë sot në Hajvali të Prishtinës, raporton Gazeta “Enigma”.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, me ç’rast njofton se të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor.
“Rreth orës 10:30, kemi marrë informatën për një sulm të ndodhur në rrugën ” Afrim Gashi” në Hajvali. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që tre persona janë sulmuar nga dy të tjerë. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendngjarje, të dyshuarit janë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin policor, ndërkohë që ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Borovci./Gazeta Enigma/