Rrahje në Prishtinë, arrestohet një person

Rrahje në Prishtinë, arrestohet një person

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur sonte në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.



Kështu bëhet e ditur nga disa burime të sigurta brenda Policisë.

Mbetet i paqartë motivi që çoi deri tek përplasja. Megjithatë, Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe tashmë ka arrestuar një person.

Rruga “Fehmi Agani” njihet ndryshe edhe si zona te “Kafet e Vogla”, që frekuentohet kryesisht nga të rinjtë. Rastet e tilla të dhunës këtu nuk janë diçka e re. Ndodhin shpesh, sidomos gjatë verës kur fluksi është më i madh.

Related Articles