Një incident ka ndodhur mbrëmë në pikën e pompës së derivateve ‘Shell’ në fshatin Pavlan të Pejës, ku një punonjës i kompanisë dhe një klient janë përfshirë në një përleshje fizike.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se e gjitha ngjarja ka ndodhur si pasojë e pakënaqësisë së klientit ndaj shërbimeve të punëtorit të ‘Shell-it’, duke agravuar situata në ofendime ndaj 30-vjeçarit.
Ky i fundit si kundërpërgjigje ka shpërthyer në sulm fizik ndaj klientit, duke e goditur me grushte dhe duke i shkaktuar atij lëndime trupore. Mirëpo me sulm fizik iu kundërpërgjigj edhe vetë klienti, i cili po ashtu i shkaktoi lëndime me anë të goditjeve punëtorit.
Lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarit dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i riu të dërgohet në mbajtje, ndërsa 30-vjeçari do të hetohet në liri për veprat penale ‘Sulm’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’.