SC Gjilani vendos të mos ankohet në Nuzën, kërkon t’i përmirësohet gabimi!

SC Gjilani vendos të mos ankohet në Nuzën, kërkon t’i përmirësohet gabimi!

Te Gjilani mund të jenë të revoltuar nga gjykimi i Genc Nuzës në ndeshjen e fundit kampionale ndaj Llapit, mirëpo kuq e bardhët kanë vendosur të mos ankohen për ndarjen e drejtësisë.

Megjithatë, siç merr vesh Gazeta “Enigma”, klubi gjilanas ka bërë ankesë për heqjen e kartonit të verdhë për futbollistin Baton Zabërgja, i cili ishte ndëshkuar për simulim në fundin e ndeshjes ndaj Llapit duke pretenduar për një penalti.

Përveç që janë prezantuar pamje filmike, gjilanasit kanë nisur edhe mendimet dhe vlerësimet e ekspertëve ndërkombëtarë të referimit, të cilët kanë konfirmuar që ka ekzistuar kontakti për penalti dhe se Nuza ka gabuar në dy vendime.

Gjyqtari kryeqytetas fillimisht nuk ka akorduar penalti dhe më pas e ka ndëshkuar futbollistin Zabërgja me karton të verdhë.

Duke u nisur nga ky fakt, gjilanasit janë të vetëdijshëm që penaltia dhe pikët e ndeshjes nuk do t’u kthehen, mirëpo kanë kërkuar nga komisionet gjegjëse që t’i heqin kartonin e verdhë futbollistit Zabërgja, pasi që është ndëshkuar pa të drejtë.

/Gazeta Enigma/

Related Articles