Një rrahje ka ndodhur mes disa të rinjve shqiptarë dhe serbë.
Ngjarja ka ndodhur sot në rrugën “Sutjeska” në Mitrovicën e Veriut.
Rastin e ka konfirmuar Petrit Fejza, shef i operativës në policinë e rajonit në veriut.
Fejza tha se dy persona kanë pësuar lëndime trupore, derisa janë arrestuar katër të dyshuar.
“Një grup prej katër të rinjsh serbë i kanë sulmuar disa të rinj shqiptarë. Dy prej të rinjve shqiptarë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, deklaroi Fejza.
“Fillimisht janë marrë katër si të dyshuar, por tre prej tyre janë liruar pas verifikimit të kamerave”, theksoi ai.
Ai bëri me dije se po punohet edhe në verifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në rast./