Albion Rrahmani e ka shënuar golin e 14-të në Superligën e Rumanisë.
Rrahmani shënoi në minutën e 85-të nga penalltia në ndeshjen që Rapidi i Bukureshtit është duke e zhvilluar në shtëpi ndaj Farul Constantas nga e cila u mposht 2:1.
Është ndeshja e parë e grupit të skuadrave që po luftojnë për titull kampioni.
Sulmuesi 23-vjeçar është ftuar nga Kosova për miqësoret e marsit.