Rrahmani: Këto ndeshje janë më shumë për lojtarët e ri

Rrahmani: Këto ndeshje janë më shumë për lojtarët e ri

Kombëtarja e Kosovës ka fituar ndeshjen e sotme miqësore ndaj San Marinos, që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kosova ka mposhtur San Marinon me rezultatin e thellë 4-1, me katër golat e shënuar nga Vedat Muriqi.

Pas ndeshjes, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani tha se këto ndeshje janë më shumë për lojtarët e ri.

“Besoj që duhet me pas respekt për secilin kundërshtar, por kaluam mirë dhe ndoshta është më mirë që për disa futbollistë të rinj që të luajnë sot sa më mirë”, tha fillimisht Amir Rrahmani për ‘Super Sport Kosova’.

“Këto ndeshje më shumë janë për disa lojtarët të rinj. Paraqitja është shumë e mirë, i urojë debutimin të gjithë lojtarëve”, përfundoi Rrahmani.

Related Articles