Banka Botërore premton mbështetje për Kosovën në luftën ndaj COVID-19

Banka Botërore premton mbështetje për Kosovën në luftën ndaj COVID-19

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë pritur sot në takim drejtoreshën rajonale për Ballkanin Perëndimor të Bankës Botërore, Linda Van Gelder si dhe drejtorin për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, Massimiliano Paoluccin.



Përderisa Kurti falënderoi Bankën Botërore për mbështetjen që kjo e fundit po e jep përmes projektit që financon luftën ndaj COVID-19, drejtoresha rajonale e Bankës Botërore premtoi mbështetje ekonomike në luftën ndaj COVID-19.

“Në anën tjetër, znj. Van Gelder vlerësoi se shumë prej synimeve të programit qeverisës janë në të njëjtën vijë me ato të Bankës Botërore, andaj edhe mbështetja e BB nuk do të mungojë, sidomos tani kur Kosovës i duhet të rimarrë veten pas pandemisë”, thuhet në një komunikatë të Qeverisë.

Related Articles