Rrahmani – Nagavcit: Ai doracak e legjitimon pedofilinë, është “kancer” i së ardhmes së fëmijëve tanë

Rrahmani – Nagavcit: Ai doracak e legjitimon pedofilinë, është “kancer” i së ardhmes së fëmijëve tanë

Deputeti i larguar nga LVV, Eman Rrahmani ka folur për kurrikulën për arsim dhe për edukatën seksuale në seancën e Kuvendit, shkruan  Gazeta “Enigma”.

Ai ka hedhur akuza drejt ministres së arsimit për të cilën qysh në fillim të fjalës së tij ka thënë se për shkak të këtyre çështjeve ai ka “menduar” se nuk do ta gjej Nagavcin në Kuvend por të shkarkuar pas veprimeve të saj.

Tutje Rrahmani ka theksuar se Ministria e Arsimit nuk i ka ndërtuar 14 çerdhe sa ka deklaruar, njëherit shpresoj që deri në fund të mandatit të saj ti përfundoj 40 të tilla.

“Desha ta theksoj pas deklaratës së ministres Nagavci të cilën mendova se nuk ta gjej të ulur ketu por të shkarkuar për shkak të veprimeve të saj dhe cenimit të veprimeve të saj”, deklaroi ai.

“Është shumë e rëndësishme që të thuhet e vërteta për secilën çështje, për mua ka shumë pak rëndësi nëse janë ndërtuar 4 a 14 çerdhe, theksoj se është shumë e pavërtetë qe janë ndërtuar 14 çerdhe të reja, le të del ministrja të tregon me fakte datën e fillimit dhe të mbarimit të këtyre çerdheve, nuk janë ndërtuar këto çerdhe shpresoj që kanë me u përfundua edhe 40 të tilla deri në fund të mandatit”, tha Rrahmani.

Ish deputeti i LVV foli edhe për doracakun e propozuar nga Nagavci e që sipas tij edhe pse ministrja bëri premtim publik për largimin e tij doracaku ende është në faqen e ministrisë.

“Edhe për kundër premtimit publik që doracaku do të largohet prej faqes së ministrisë së arsimit, do të largohet prej shkollave nuk ka ndodhur një veprim i tillë”, tha ai.

Tutje Rrahmani ka theksuar se “nëse sot hyjmë në faqen e ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë doracaku prej klasës 6-9 dhe sprej klasës 10 deri në 12 ekzistojnë në faqen e ministrisë, unë këtë e provova para se të dal këtu dhe ende ishin në faqen e ministrisë”.

Sipas tij Nagavci ka obliguar nxënësit e shkollave fillore që ta zhvillojnë edukatën seksuale si lëndë zgjedhore.

“Përveç tjerash kjo ministri dhe kjo ministre kanë obliguar shkollat fillore, klasët e 9-ta të zhvillojnë edukatën seksuale si lëndë zgjedhore por të detyrueshme. Le ta gjejnë në shkollat e Prishtinës një prind që është deklaruar që e zgjedh lëndën edukata seksuale në shkollat fillore”.

“Janë detyruar nxënësit dhe madje fatkeqësisht nuk ekziston asnjë libër i edukatës seksuale. Nga mësimdhënësit nxënësit janë këshilluar që nxënësit ta blejnë doracakun për të cilin kemi diskutuar këtu dhe nuk dua ta përsërisë për përmbajtjen e saj”, deklaroi ai.

Për këtë veprim Rrahmani ka kërkuar shkarkimin e Nagavcit e cila sipas tij mundohet ta legjitimoj ngacmimin seksual të fëmijëve dhe pedofilin me anë të këtij doracaku.

“Andaj më e pakta që do të mund të bëhej është shkarkimi i një ministres së tillë e cila e cenon madje provon ta legjitimoj ngacmimin seksual të fëmijëve dhe pedofilin, ai doracak i ka orientuar mësimdhënësit që të ngacmojnë seksualisht nxënësit në shkolla fillore”, ka deklaruar Rrahmani.

“Ai doracak e legjitimon pedofilinë, ai doracak është kancer i së ardhmes së fëmijëve tanë, andaj nuk duhet ta ketë vendin kjo ministre këtu ajo duhet të shkoj në shtëpi, ti kërkojë falje popullit, prindërve dhe gjithë atyre që janë ndier të fyer dhe të rrezikuar prej një pune të saj”, ka përfunduar ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles