Rrahmani tregon historinë me Statovcin: I tha babit tim, unë po i dho 50 euro prej xhepit tim vetëm bjerë djalin

Rrahmani tregon historinë me Statovcin: I tha babit tim, unë po i dho 50 euro prej xhepit tim vetëm bjerë djalin

Sulmuesi i Rapidit të Bukureshtit, Albion Rrahmani e ka treguar një histori të veçantë me trajnerin e FC Phoenixit, Faruk Statovcin gjatë fillimit të karrierës së tij te Besiana.

Rrahmani tha se e falënderon shumë trajnerin Statovci, kjo për faktin se ai u bë personi që sulmuesi i Kosovës ta vazhdojë futbollin.

Tutje ai tregoi se si ishte afër ta lë futbollin, shkaku paga e ulët prej 100 euro, por ishte pikërisht trajneri Statovci që telefonoi babin e Rrahmanit dhe i tha se do t’i ndante 50 euro nga paga e tij për sulmuesin.

“Unë e kisha vendos ta lë futbollin. Ishte shumë e dhimbshme për mua. Paga që më ofroi Besiana ishte 100 euro, kaq kishin mundësi. Pasi mungova në stërvitje, Faruk Statovci e ka thirrë babin tim në telefon ‘pse spo vjen djali’. Babi i ka tregu që paga ka qenë shumë e vogël. Ai i ka thënë ‘po i dho edhe 50 euro prej xhepit tim vetëm bire djalin’. E përshendes shumë dhe e falenderoj trajnerin Faruk Statovci, pasi po të mos kishte qenë ai nuk do isha këtu. Këto suksese patjetër që janë edhe falë tij”, tha Rrahmani për Radio Urban FM.

Related Articles