Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi që i njëjti kishe ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se “stacioni policor në Kaçanik, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , pasi ka pranuar një informacion për një rast dhunë në familje, ka arrestuar një person dhe të njëjtin e ka shoqëruar në stacion policor”.
“I dyshuari A.L (M/K) 34 vjeçar, pas një mosmarrëveshje që kishte në familje, ka ushtruar dhunë fizike, ndaj gruas së tij ,XH.L ( F/K) e moshës 34 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore. Policia, pasi ka intervistuar të dyshuarin dhe viktimën, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari A.L dërgohet në mbajtje për 48 orë”, bëhet e ditur në njoftim.
Policia njofton se rasti mbetet për trajtim të mëtejmë hetimor, nga Sektori i Dhunës në Familje në Stacionin Policor në Kaçanik.