Një grua nga Prishtina është arrestuar pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së saj, raporton Gazeta “Enigma”.
Nga ky rast nuk ka të lënduar.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. / Gazeta Enigma.