Rrahu një grua në “Interex”, Feim Berisha dënohet me 2 mijë e 400 euro gjobë

Rrahu një grua në “Interex”, Feim Berisha dënohet me 2 mijë e 400 euro gjobë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Feim Berishën dhe të njëjtin e ka dënuar me 2 mijë e 400 euro, për rrahjen e një gruaje në marketin “Interex”, në Prishtinë.

Ky aktgjykim është shpallur të mërkurën, ndërsa gjykatësi ia ka mundësuar Feim Berishës që këtë gjobë ta paguajë me gjashtë këste.

Berisha fillimisht është dënuar me gjashtë muaj burgim, mirëpo, me propozim të avokates, dënimi i është zëvendësuar me gjobë dhe të njëjtit i është ndërprerë masa e paraburgimit.

Gjatë kësaj seance, Berisha e pranoi fajësinë dhe tha se është penduar shumë, duke kërkuar edhe “falje nga zemra”.

Para trupit gjykues avokatja e Berishës ka deklaruar se e gjithë ngjarja kishte nisur me “provokimin e hapur të së dëmtuarës”./Gazeta “Enigma“/

Related Articles