Shala: Rënja e sistemit B është paftësi organiziatve dhe ndikim politik në një ndërrmarrje publike

Shala: Rënja e sistemit B është paftësi organiziatve dhe ndikim politik në një ndërrmarrje publike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, në seancën e Kuvendit ku po diskutohet vendimi i Qeverisë për masat emergjente për furnizim me energji elektrike, e ka cilësuar si të këtë vendim si të vonë.



Shala ka kritikuar Qeverin Kurti duke thënë se mosveprimi me kohë ka shkatuar krizë energjetike dhe qindra miliona dëme buxhetit të Kosovës.

“Rënja e sistemit B është paftësi organiziatve dhe ndikim politik në një ndërrmarrje publike”.

Shala shtoi se në seancën e kaluar kanë kërkuar që vendi të shpallë gjendjen emergjente energjetike

“Është e vërtetë që në seancën e kaluar ne e kemi kërkuar një vendim të tillë, por sot para nesh e kemi një vendim shumë të vonuar”.

“Do të duhej të ishte i planifikuar që në vjeshtën e hershme e do të na shoqëronte me një arsyetim me të thukte për sfidat e rrethanat që ne sot të pajtoheshim apo jo për një krizë emergjente”.

“Kërkuam që vendi ta shpallë mbi bazën e fakteve dhe veprimeve që janë ndërmarr paraprakisht”, ka thënë ai.

“Ky vendim duhet të kthehet dhe të diskutohet edhe më gjerësisht. Ju vetëm po e legalizoni. Po doni t’i mbroni disa operatorë turk dhe këtë nuk mund ta mohoni”, ka thënë Shala./Gazeta “Enigma”/

Related Articles