Të mërkurën, Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion një të dyshuar për keqtrajtim të fëmijës së saj, raporton Gazeta “Enigma”.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se e njëjta e kishte goditur vajzën e saj.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë rreth orës 10:15.
“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 16.06.2021 – 10:15. Është shoqëruar në stacion te policisë e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta e kishte goditur vajzën e saj. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.