‘Rrëfime ngjarjesh’, Grenell po qëndron në Shqipëri: Pritët nga Rama dhe Meta

‘Rrëfime ngjarjesh’, Grenell po qëndron në Shqipëri: Pritët nga Rama dhe Meta

Pas vizitës në Beograd, ish- i dërguari amerikan Richard Grenell për bisedimet Kosovë-Serbi ka vizituar Shqipërinë, ku është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta.


Përderisa Meta e ka bërë publik takimin me ish-diplomatin amerikan, takimi me Ramën është publikuar nga vetë Grenell në Instagram, ku shkruan: “Rrëfime ngjarjesh gjatë një dreke me mikun dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama, në Tiranën aq të nxehtë”, të shoqëruar edhe me foto.

Ndërkohë presidenti Meta në postimin e tij në rrjetet sociale shprehet se përpjekjet e Grenell për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, për të garantuar mirëqenie për qytetarët dhe brezin e ri.

Meta i ka dhuruar ish-diplomatiti librin me mrekullitë natyrore shqiptare.

“Ishte kënaqësi të takoja këtë mëngjes Ambasadorin Grenell. Mbështes përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, si e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë dhe veçanërisht brezin e ri.

Përpara vizitës të tij në Jug të vendit i dhurova librin “Albania from the Air”, një botim i veçantë mbi mrekullitë natyrore shqiptare, pasi jam i sigurt se herën tjetër ai do të shpenzojë më shumë kohë për të eksploruar Shqipërinë tonë të bukur”./Gazeta Enigma/

Related Articles