Cilat kombëtare janë kualifikuar për Kupën e Botës “Katar 2022”?

Cilat kombëtare janë kualifikuar për Kupën e Botës “Katar 2022”?

Nga 32 finalistët në Kupën e Botës, 27 vende deri tani kanë siguruar ‘biletat’ e tyre për në “Katar 2022”.

Për zonën e Europës, 12 vendet e kualifikuara janë: Gjermania, Anglia, Belgjika, Kroacia, Danimarka, Spanja, Franca, Holanda, Portugalia, Polonia, Serbia dhe Zvicra.

Aktualisht, Azia ka 5 finaliste të përcaktuara: Arabia Saudite, Koreja e Jugut, Irani, Japonia dhe Katari (vendi pritës).

Amerika e Jugut do të përfaqësohet nga Brazili, Argjentina, Ekuadori dhe Uruguaji.

Për zonën e Afrikës, finalistë do të jenë: Kameruni, Gana, Maroku, Senegali dhe Tunizia.

Në zonën Concacaf-it, Kanadaja është i vetmi vend që ka siguruar deri tani biletën e saj.

Kur do të njihen 5 pjesëmarrësit e fundit? Ndeshja e “play-off”-it midis Skocisë dhe Ukrainës u shty logjikisht për në qershor për shkak të pushtimit rus të territorit ukrainas. Fituesi i përballjes do të sfidojë Uellsin, që skualifikoi Austrinë (2-1).

Dita e fundit e ndeshjeve kualifikuese të zonës Concacaf-it do të luhet në natën e së mërkurës 30 deri të enjten më 31 mars. Dy pjesëmarrës të rinj do të njihen të enjten: SHBA, Meksika dhe Kosta Rika janë në garë për t’u kualifikuar, ndërkohë që Kanadaja është kualifikuar.

Pozicioni i 4-t është sinonim i një “play-off” kualifikues, që do të luhet në qershor kundër fituesit të zonës së Oqeanisë, Ishujt Solomon-Zelanda e Re, që do të luftojnë midis tyre të mërkurën.

Më në fund, një tjetër “play-off” ndërkontinentale. Peruja, skuadra e 5-të në zonën e Amerikës së Jugut, do të përballet me fituesin e “play-off”-it midis Australisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe që do të ndeshen në qershor.

Kur do të bëhet shorti për finalet e Botërorit? Shorti për Kupën Botërore zhvillohet të premten më 1 prill në orën 18:00 në Doha. Vendet do të ndahen në 4 vazo me nga 8 ekipe. Katari, si vendi pritës dhe 7 ekipet më të mira në renditjen e FIFA-s do të jenë të renditura në vazon e parë. Përveç Europës, dy vende të së njëjtës konfederatë nuk do të mund ta gjejnë veten në të njëjtën vazo.

Tri vende do të jenë ende bosh në kohën e shortit. Ndeshjet interkontinentale dhe europiane, të luajtura në qershor, do të përcaktojnë tre kombëtaret e fundit që do të jenë finaliste në Kupën Botërore 2022. Ato do të vendosen në vazon 4.

Related Articles