Rrëmbehet një person në Vushtrri, në telefonin e tij gjenden disa incizime të keqtrajtimit të tij

Rrëmbehet një person në Vushtrri, në telefonin e tij gjenden disa incizime të keqtrajtimit të tij

Një person është rrëmbyer para katër ditësh në Vushtrri.

Në lidhje me rastin policia ka arritur që dje të arrestojë dy persona.

Ata dyshohet se e kanë keqtrajtuar viktimën.

Në telefonin e viktimës janë gjetur video incizime ku shihet duke u keqtrajtuar ai.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet./Gazeta “Enigma”/

Related Articles