Autoritetet e sigurisë kanë njoftuar se janë arrestuar dy persona meshkuj kosovarë pasi të njejtit kanë penguar inspektorët në realizimin e detyrave të tyre zyrtare.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kishin penguar inspektorët të cilët ishin duke rrënuar një objekt të ndërtuar pa leje. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.” ka njoftuar Policia për Gazeta Enigma.