Rreshteri i FSK-së triumfon në “Winter Camp Slovenia 2022”

Rreshteri i FSK-së triumfon në “Winter Camp Slovenia 2022”

Ministri  i Mbrotjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se rreshteri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Besart Kasumi, e ka zënë vendin e tretë në kampin ndërkombëtar “Winter Camp Slovenia 2022”.



Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ky është një sukses i radhës për ushtarakët e FSK-së.

“Dy nënoficerët tanë Besart Kasumi dhe Flamur Kajtazi morën pjesë në Kampin ndërkombëtar “Winter Camp Slovenia 2022″, në mesin e 44 garuesve ushtarakë nga shtete anëtare të NATO-së”.

“Pas përfundimit të Kampit Dimëror ndër aktivitete të ndryshme ishte dhe gara e skijimit në disiplinën e sllallomit të madh në skijimin alpin”.

“Në konkurrencë shumë të madhe, rreshter Besart Kasumi nga Qendra Ndërkombëtare e Trajnimeve të Kërkim Shpëtimit (QNTKSH) zuri vendin e tretë. Vazhdojmë me suksese të radhës!”,ka shkruar Mehaj. / Gazeta Enigma.

Related Articles