Rreth 1 milionë e gjysmë doza të vaksinës anti-COVID janë dhënë në Kosovë

Rreth 1 milionë e gjysmë doza të vaksinës anti-COVID janë dhënë në Kosovë

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.447.040 doza të vaksinës, raporton Gazeta “Enigma”.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”.

Me dozën e parë janë vaksinuar 823.857 qytetarë. Kurse deri më sot 623.183 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kujtojmë që në Kosovë jepen vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca./Gazeta Enigma.

Related Articles